Qays Abu Samra,Hacer Başer
30 Janar 2016•Përditësim: 31 Janar 2016
RAMALLAH (AA) - Deklarata e ministrit të Punëve të Jashtme të Francës, Laurent Fabius, në lidhje me atë se do të marrin iniciativën për rinisjen e bisedimeve të paqes mes Palestinës dhe Izraelit, u prit me kënaqësi nga autoritetet palestineze, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i qeverisë palestineze Nebil Ebu Redine, duke theksuar se presin me kënaqësi përpjekjet e Francës në lidhje me bisedimet e paqes dhe çdo iniciativë e cila synon të japë fund pushtimin izraelit, tha se "Njohja e Palestinës do të kontribuojë në ndërtimin e paqes dhe stabilitetit në rajon, dhe përfundimin e ekstremizmit".
Në deklaratën me shkrim të Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës për Çlirimin e Palestinës dhe Kryenegociatori Saib Urejkat thuhet: "Presim me kënaqësi iniciativën gjithpërfshirëse ndërkombëtare të Francës e cila parashikon formimin e shtetit të pavarur palestinez dhe përfundimin e pushtimit izraelit i cili filloi në vitin 1967".