Ekip
01 Janar 2016•Përditësim: 02 Janar 2016
ROMË (AA) – Duke përshëndetur ardhjen e vitit 2016, Papa Françesku ka thënë se ka ardhur koha që t'i japim fund indiferencës dhe asaj që quhet "neutraliteti i rremë", kur vjen puna për padrejtësitë, persekutimet, luftërat dhe mjerimi në mbarë botën, raporton Anadolu Agency (AA).
Papa gjatë meshës së mbajtur të premten në bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, tha se njerëzit po pyesin se si është e mundur që "arroganca e të fuqishmëve po vazhdon të nënvlerësojë të varfërit, duke i shtyrë ata në periferitë më të mjerueshme të botës sonë".
Ai gjithashtu vuri në dukje se fëmijët, gratë dhe burrat po rrezikojnë jetët e tyre për të shpëtuar nga lufta, uria dhe persekutimet. Formula e Papës për paqe dhe bashkëpunim në ngritjen e saj si kurrë më parë është në themelimin e një bote vëllazërore.
Ai me zë të lartë pyeti se sa do të zgjatë e keqja njerëzore e mbjellë në farat e dhunës dhe urrejtjes.