Ekip
26 Janar 2022•Përditësim: 26 Janar 2022
Derisa kërcënimi i luftës me Rusinë vazhdon t’i afrohet Ukrainës, Papa Françesku në lutjet speciale ka theksuar se ukrainasit "meritojnë paqen", transmeton Anadolu Agency (AA).
"Ju kërkoj të luteni për paqen në Ukrainë dhe ta bënë atë shpesh gjatë gjithë kësaj dite", tha Papa Françesku në fund të audiencës së tij javore.
Udhëheqësi i 1,3 miliard katolikëve të botës 26 shkurtin, e diel, e shpalli ditë ndërkombëtare të lutjeve për paqen, me një sy në veçanti për krizën që po shpaloset në Ukrainë.
Ai i përshkroi ukrainasit si "popull të vuajtur të cilët kanë vuajtur nga uria dhe nga shumë mizori dhe që meritojnë paqen".
"Lutjet dhe thirrjet që sot ngrihen deri në qiell, qofshin në zemrat dhe mendjet e atyre që janë përgjegjës në tokë, në mënyrë që të mbizotërojë dialogu dhe të vendoset e mira e të gjithëve përpara interesave partiake", tha ai.
"Të lutem, kurrë mos lufto", përfundoi apelin Papa Françesku.