Ekip
11 Mars 2025•Përditësim: 12 Mars 2025
Policia ka ndërhyrë në kryeqytetin francez Paris pasi studentët dolën në rrugë për të protestuar kundër shkurtimeve të buxhetit të qeverisë dhe për të kërkuar rritjen e fondeve për arsimin, raporton Anadolu.
Disa qindra studentë dhe ligjërues të universiteteve u tubuan dhe marshuan nga sheshi ‘Place de la Sorbonne’ për të shprehur revoltën e tyre kundër shkurtimeve të buxhetit për universitetet.
Një prani e madhe e forcave policore u pa në demonstratë, me oficerë që ndërhynë pasi protestuesit tentuan të devijojnë nga rruga e autorizuar për protestë.
Autoritetet vendosën forca shtesë për të parandaluar trazira të mëtejshme dhe për të garantuar rendin publik.