Mahmoud Barakat
28 Dhjetor 2016•Përditësim: 28 Dhjetor 2016
STAMBOLL (AA) – Parlamenti i Libanit të mërkurën votoi formacionin e ri të kabinetit qeveritar të kryesuar nga kryeministri Saad al-Hariri, njofton Agjencia zyrtare libaneze e lajmeve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Qeveria e re mori pëlqimin e 87 nga 92 deputetët e pranishëm në seancën e votimit.
Në mes të dhjetorit, Hariri propozoi një formacion 30 anëtarësh të kabinetit që përfshinte përfaqësues nga grupimet kryesore politike të vendit. Hariri, një politikan musliman sunit i cili udhëheq Lëvizjen për të ardhmen e Libanit, u emërua si kryeminisër muajin e kaluar pas zgjedhjeve në tetor të presidentit Michel Aoun.
Supozimi i presidencës së Aoun përfundoi me një ngërç politik prej dy vjet e gjysmë i cili paralizoi arenën e brendshme politike të Libanit duke e lënë vendin pa president.
Në vitet e fundit, Libani ka mbetur kryesisht i ndarë në mes të aleancës "14 Marsi", i cili mbështet opozitën e armatosur në Sirinë fiqinje, dhe "8 Marsi" aleancë, e cila përfshin Hezbollahun dhe mbështet regjimin e Asadit në Siri.