Rahmi Gündüz
13 Korrik 2016•Përditësim: 13 Korrik 2016
PARIS (AA) - Kryetari i Agjencisë së Bashkëpunimit Operacional për Menaxhimin e Kufijve të Jashtëm të Vendeve Anëtare të Bashkimit Europian (Frontex), Fabrice Leggeri, ka theksuar se pas marrëveshjes së arritur mes BE-së dhe Turqisë që nga muaji prill e deri tani është shënuar ulje e numrit të refugjatëve që mbërrijnë ilegalisht në Evropë, raporton Anadolu Agency (AA).
Leggeri duke folur në radion Europe-1 ka vënë në dukje se në gjashtë muajt e parë të vitit 2016 në Evropë kanë mbërritur ilegalisht 360 mijë refugjatë dhe ka shtuar se "dyndja e refugjatëve që nga muaji prill e deri tani është në rënie."
Ndër të tjera Leggeri ka vlerësuar se marrëveshja e arritur mes Turqisë dhe BE-së si dhe mbyllja e kufirit mes Greqisë dhe Maqedonisë janë dy arsyet kryesore në rënien e numrit të refugjatëve që mbërrijnë në Evropë.