Servet Günerigök
05 Mars 2019•Përditësim: 05 Mars 2019
Departamenti Amerikan i Mbrojtjes (Pentagoni) bëri të ditur se i ka dhënë kompanisë amerikane Lockheed Martin një kontratë të vlefshme rreth një miliard dollarë, që kjo të ndërtojë sistemin e avancuar të mbrojtjes raketore për nevojat e Arabisë Saudite, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas Pentagonit, vlera e përgjithshme e kontratës është 945.900.000 dollarë.
Në bazë të kontratës së nënshkruar, kompania Lackheed do të fillojë menjëherë prodhimin e elementeve themelore të nevojshme për ndërtimin e sistemit mbrojtës THAAD.
Marrëveshja parasheh që kompania të prodhojë edhe pajisje testimi, por të ofrojë edhe shërbime për stërvitjen e personelit i cili do të përdor sistemin në fjalë.
Ndryshe, në nëntor të vitit të kaluar, presidenti amerikan, Donald Trump, nënshkroi një marrëveshje të vlefshme 15 miliardë dollarësh, për t’i shitur Arabisë Saudite një total prej 44 platformash për lançimin e THAAD si dhe pajisje tjera ndihmëse.
Zyrtarisht, Uashingtoni dhe Riadi për shitjen e sistemit THAAD filluan negociatat në fund të vitit 2016.