Barry Eitel
09 Korrik 2016•Përditësim: 10 Korrik 2016
SAN FRANCISCO (AA) – Departamenti policor në Dallas, ka përdorur për herë të parë një robot të mbushur me eksploziv për vrasjen e një sulmuesi me armë, deklaruan autoritetet e qytetit, raporton Anadolu Agency (AA).
Të enjten në mbrëmje i dyshuari vrau pesë policë dhe plagosi disa të tjerë gjatë një proteste kundër brutalitetit policor në atë qytet.
Shefi i policisë, David Brown, gjatë një konference për mediat njoftoi se policia ka vrarë Micah Xavier Johnsonin duke përdorur një robot bombë të pajisur me eksploziv.
Ekspertët e sigurisë besojnë se është hera e parë që një forcë policore të ketë përdorur një robot për të neutralizuar një të dyshuar.