Ekip
09 Nëntor 2022•Përditësim: 09 Nëntor 2022
Policia në verilindje të Spanjës është në kërkim të një ragbisti anglez, i cili supozohet se është zhdukur në Barcelonë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Policia rajonale në Katalonjë konfirmoi sot se po heton vendndodhjen e Levi Davis, i cili përveç se ishte lojtar profesionist i ragbit ai ishte edhe konkurrent në emisionin muzikor britanik Celebrity X Factor.
Bath Rugby Club bëri thirrje të dielën për ta gjetur ish-lojtarin e tyre Davis, duke thënë se 24-vjeçari për herë të fundit u pa më 29 tetor në një pab irlandez në Barcelonë.
Policia katalonjase tha se nuk kishte marrë asnjë kërkesë zyrtare për kërkim nga autoritetet britanike.