Ekip
06 Qershor 2016•Përditësim: 07 Qershor 2016
VARSHAVË (AA) - NATO fillon sot në Poloni stërvitjen më të madhe në historinë e aleancës veri-atlantike të cilën e ka quajtur "Anakonda", transmeton Anadolu Agency (AA).
Në stërvitje është planifikuar pjesëmarrja e 31.000 ushtarëve nga Polonia, SHBA-të dhe 17 anëtareve të tjera të NATO-s dhe vendeve partnere.
Stërvitja e madhe ushtarake vjen disa javë para samitit të NATO-s në Varshavë në të cilin pritet të dakordohet një prezencë e përforcuar e trupave dhe pajisjeve në Poloni dhe në shtetet e tjera baltike si pasojë e një “shqetësimi nga konflikti i armatosur në Ukrainë ku Moska zyrtare përkrah separatistët”.