Hakan Çopur
09 Maj 2019•Përditësim: 09 Maj 2019
Sekretari i Shtetit i SHBA-ve, Mike Pompeo ka shtyrë vizitën e tij në Grenlandë dhe pretendon se arsyeja për të cilën u kthye urgjentisht në Washington ishte rritja e tensioneve me Iranin, transmeton Anadolu Agency (AA).
Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar se Sekretari Pompeo ka shtyrë vizitën e tij në Grenlandë në një datë tjetër "për shkak se duhet të kthehet në Washington".
Duke mos njoftuar arsyen për shtyrjen e vizitës, Departamenti është mjaftuar duke informuar se në Grenlandë, SHBA do të hapë një mision të përhershëm diplomatik.
Por, lajmet në mediat amerikane kanë njoftuar duke pretenduar se arsyeja kryesore që Pompeo ndërpreu udhëtimin e tij në Evropë dhe u kthye në Washington ishte tensioni në rritje me Iranin.
Sekretari Pompeo po ashtu edhe të martën anuloi vizitën në Gjermani në kuadër të udhëtimit që përfshinte 4 vende të Evropës, dhe në një mënyrë të papritur ai qëndroi në Irak ku dhe bisedoi mbi çështjen e Iranit me presidentin e Irakut, Berhem Salih.
Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, John Bolton, në një deklaratë të dielën tha se SHBA-të po pozicionojnë një skuadër të armatosur të avionëve dhe të forcave bombarduese në rajonin e Komandës Qendrore në Lindjen e Mesme për të dërguar “një mesazh të qartë dhe të pagabueshëm” tek Irani.
Ndërkohë që tensionet mes SHBA-ve dhe Iranit po rriten presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar dekretin presidencial që sanksionon sektorët e hekurit, çelikut, bakrit dhe aluminit të Iranit.