Qays Abu Samra,Ali Semerci
29 Korrik 2018•Përditësim: 30 Korrik 2018
RAMALLAH (AA) – Palestinezja e guximshme”, fituese e "Çmimit të Guximit Handhala", Ahed al-Tamimi (17) e cila u lirua sot tha se “Populli palestinez do të vazhdojë rezistencën deri në përfundimin e pushtimit të Izraelit”, raporton Anadolu Agency (AA).
Izraeli liron palestinezen e guximshme Temimi dhe nënën e saj
Erdoğan uron palestinezen Tamimi për guximin e saj
Abbas: Ahed al-Tamimi është simbol i rezistencës palestineze
Tamimi në deklaratën e parë për gazetarët pas lirimit të saj në qytezën Nebi Salih, që ndodhet pranë qytetit Ramallah të Bregut Perëndimor nën pushtim, tha se “Populli palestinez do të vazhdojë rezistencën deri në përfundimin e pushtimit të Izraelit”.
Duke shprehur besimin se do të vjen fundi i pushtimit izraelit, Tamimi vuri në dukje se “ndalimet nuk do ta thyejnë këmbënguljen e tyre”.
Ajo tha se gratë e burgosura palestineze në burgjet izraelite kanë një disponim të mirë dhe se ka sjellë mesazhe e tyre.
Vajza guximtare Tamimi falënderoi të gjithë ata që e mbështetën atë dhe familjen e saj derisa ishte në burg.
Qeveria e Izraelit sot në mëngjes në hyrje të qytezës Nebi Salih, që ndodhet pranë qytetit Ramallah të Bregut Perëndimor nën pushtim, liroi “palestinezen e guximshme”, fituese e "Çmimit të Guximit Handhala", Ahed al-Tamimi (17) si dhe nënën e saj.