İlkay Guder
08 Korrik 2017•Përditësim: 08 Korrik 2017
HAMBURG (AA) – Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan në kuadër të Samitit dyditor të Liderëve G20 zhvilloi takime dypalëshe me liderë të 10 shteteve, raporton Anadolu Agency (AA).
Erdoğan i cili kishte ardhur në Hamburg për të marrë pjesë në “Samitin e Liderëve G20”, fillimisht u takua me kryesuesen Samitit dhe kancelaren gjermane Angela Merkel.
Në kuadër të samitit, Erdoğan u takua edhe kryeministrin e Japonisë Shinzo Abe dhe atë të Italisë Paolo Gentilon.
Më pas presidenti Erdoğan, u takua edhe me presidentin e Meksikës, Enrique Pena Nieto, kryeministrin e Norvegjisë Erna Solberg, presidentin e Guinesë, Alpha Conde, presidentin e Argjentinës, Mauricio Macri dhe me kryeministren e Britanisë së Madhe, Theresa May.
Në anën tjetër Erdoğan zhvilloi takime të ndara edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres dhe drejtorin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të SHëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom.
Erdoğan takime të ndara me Trump dhe Putin
Në ditën e parë të Samitit, në seancën e parë me Temën “Rritja Globale dhe Industria”, Erdoğan zhvilloi një takim me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump. Në takim i pranishëm ishte edhe ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu.
Kurse në ditën e dytë të Samitit G20 Erdoğan zhvilloi një takim me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Gjatë takimit ku të dy liderët dhanë deklarata të shkurtëra, Erdoğan tha se “Pritjet për Sirinë dhe Irakun në rajon janë të mëdha. Unë në këtë aspekt i jap rëndësi të madhe takimit tonë. Në emrin tim dhe të popullit unë ju falënderoj për këtë vullnet të treguar deri më tani”.
Kurse edhe Putin në deklaratën e dhënë tha se “Falë rolit të Turqisë, situata në Siri po shkon drejt përmirësimit. Gjithashtu janë bërë hapa të mëdha kur bëhet fjalë për luftën kundër terrorizmit".
Në anën tjetër, në ditën e fundit të Samitit presidenti Erdoğan zhvilloi një takim dypalëshe me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, i cili zgjati 20 minuta.
Presidenti Erdoğan në takimet dypalëshe të realizuara u shoqërua nga zv/kryeministri Mehmet Şimşek, ministri i Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i BE-së dhe kryenegociatori, Ömer Çelik, ministri i Ekonomisë Nihat Zeybekci, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Berat Albayrak dhe zëdhënësi i Presidencës turke İbrahim Kalın.