Enes Kaplan
18 Dhjetor 2019•Përditësim: 18 Dhjetor 2019
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka mbërritur në kryeqytetin Kuala Lumpur të Malajzisë, ku ai do të marrë pjesë në Samitin Kuala Lumpur, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në aeroportin ndërkombëtar të Kuala Lumpurit, Erdoğan, u prit nga ministri malajzian i Shëndetësisë, Dzulkefly Ahmad, ambasadorja e Turqisë në Kuala Lumpur, Merve Kavakcı si dhe kreu i industrisë së mbrojtjes turke, İsmail Demir.
Në vizitën në Malajzi, Erdoğan shoqërohet nga bashkëshortja e tij Emine Erdoğan, ministri i Jashtëm, Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Thesarit dhe i Financave, Berat Albayrak, ministri i Brendshëm, Süleyman Soylu, ministri i Mbrojtjes, Hulusi Akar, ministri i Industrisë dhe Teknologjisë së Turqisë, Mustafa Varank, zv.kryetari i Përgjithshëm AK Partisë, Numan Kurtulmuş, ndihmës kryetari i Përgjithshëm AK Partisë, Cevdet Yılmaz, Drejtori i Komunikimeve të Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun dhe Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, İbrahim Kalın.