Ekip
13 Shkurt 2017•Përditësim: 13 Shkurt 2017
BEJRUT (AA) – Presidenti libanez Michel Aoun ka mbrojtur armët e Hezbollahut, duke thënë se armët e grupit shiit janë pjesë thelbësore e mbrojtjes së Libanit, transmeton Anadolu Agnecy (AA).
"Armët e Hezbollahut nuk janë në kundërshtim me shtetin, por janë pjesë thelbësore për mbrojtjen e vendit", ka thënë Aoun të dielën në një intervistë për kanalin satelitor të Egjiptit CBC.
"Për sa kohë që një pjesë e territorit është e pushtuar nga Izraeli, dhe për sa kohë që ushtria nuk është e fuqishme sa duhet për të luftuar Izraelin, ndiejmë nevojën që të ruajmë armët e rezistencës për të plotësuar ushtrinë", tha ai.
Ai tha se luftëtarët e Hezbollahut "janë me origjinë nga jugu, vendi i të cilëve është pushtuar" nga Izraeli.
Aoun tha se nuk kundërshton vizitën në Iran, e cila njihet si përkrahëse e flaktë e grupit Hezbollah.
"Ne jemi të gatshëm që të luajmë ndonjë rol për të zgjidhur problemet në rajon. Prioriteti ynë është që të ruajmë sigurinë përgjatë kufirit libanez", tha ai.