Kaan Bozdoğan
16 tetor 2026•Përditësim: 16 tetor 2026
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka pritur në Stamboll kryeministrin e Kamboxhias, Hun Manet, transmeton Anadolu.
Erdogan e priti Manet, i cili po viziton Turqinë me ftesë të tij, me një ceremoni zyrtare në Zyrën Presidenciale Dolmabahce.
Pas prezantimit të delegacioneve përkatëse, Erdogan dhe Manet zhvilluan një takim kokë më kokë, të pasuar nga bisedimet mes delegacioneve të të dyja vendeve.
Në takim morën pjesë gjithashtu ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, drejtori i Komunikimeve Presidenciale, Burhanettin Duran, si dhe këshilltari kryesor i presidentit, Akif Cagatay Kilic.