Ömer Tuğrul Çam
08 nëntor 2021•Përditësim: 09 nëntor 2021
Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, do të takohet me presidentin e SHBA-së, Joe Biden, në Washington, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësja e KE-së, Dana Spinanat, tregoi se Von der Leyen të mërkurën do të takojë presidentin Biden në Shtëpinë e Bardhë.
Spinant tha se të dy liderët janë takuar në Samitin G20 në Romë, duke rikujtuar se janë dakordësuar për heqjen e tarifave shtesë doganore që SHBA-ja zbatonte për çelikun dhe aluminin e importuar nga BE-ja.
Ajo gjithashtu rikujtoi se në Samitin COP26 në Glasgow, të dy liderët janë angazhuar për të kufizuar metanin global, ndërsa theksoi se në takimin me Biden pritet të diskutohet lufta kundër ndryshimeve klimatike dhe zhvillimi i rimëkëmbjes ekonomike që të jetë në mënyrë miqësore me mjedisin.
Spinant theksoi se me përpjekjet e përbashkëta në luftën kundër pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) si dhe qasja e vendeve të varfra në vaksina mund të vijnë në rend dite gjatë takimit, ndërsa gjithashtu mund të diskutohet lidhur me synimin për të vaksinuar 70 për qind të popullsisë së botës deri në mesin e vitit të ardhshëm.