Berk Kutay Gökmen
04 shkurt 2026•Përditësim: 04 shkurt 2026
Presidenti kinez, Xi Jinping zhvilloi të mërkurën një takim virtual me Presidentin rus, Vladimir Putin, transmeton Anadolu.
Sipas raportimit nga media shtetërore e Pekinit, Xinhua News, bisedimet Xi-Putin erdhën në mes të tensioneve të vazhdueshme midis SHBA-së dhe Iranit gjatë disa javëve të fundit.
Lidhjet midis dy fqinjëve janë rritur vitet e fundit, me një vëllim tregtar prej rreth 220 miliardë dollarësh vitin e kaluar.