Gamze Türkoğlu Oğuz
25 Tetor 2018•Përditësim: 25 Tetor 2018
WASHINGTON (AA) - Pretendohet se agjentët rusë dhe kinezë kanë dëgjuar bisedat e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, me miqtë e tij, të realizuara duke i përdorur telefonat e mençur, përkundër asaj që ndihmësit e tij kanë paralajmëruar se ato nuk janë të sigurta, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në lajmin e “New York Times” duke u bazuar në zyrtarët amerikanë të cilët nuk dëshirojnë identifikimin e emrit të tyre, thuhet se përkundër presionit për përdorimin e linjës telefonike fikse në Shtëpinë e Bardhë, Trump nuk ka hequr dorë nga telefonat e tij iPhone dhe ka vazhduar që t’i përdorë ato në bisedat e realizuara me miqtë e tij të vjetër.