Yakoota Al Ahmad,Ekrem Biçeroğlu
01 Korrik 2022•Përditësim: 01 Korrik 2022
Princi Faisal bin Hussein (59 vjeç) në Jordani është betuar si zëvendës i Mbretit Abdullah II, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të agjencisë zyrtare jordaneze Petra, ceremonia e betimit u zhvillua në prani të Këshillit të Ministrave.
Në bazë të nenit 28 të Kushtetutës jordaneze, përpara se të largohet nga vendi, mbretit i kërkohet të caktojë një pasardhës, me vullnetin e Kurorës, për të ushtruar kompetencat në mungesë të tij.
Mbreti Abdullah u largua nga vendi të mërkurën (29 qershor) për të marrë pjesë në samitin ekonomik të SHBA-së.
Princi Faisal, djali i dytë i babait të mbretit Abdullah, Hussein bin Talal ka mbajtur disa poste të larta në Forcën Ajrore Mbretërore Jordaneze.
Princi Faisal, i cili shërbeu si gjeneral-major në ushtrinë jordaneze deri më 26 dhjetor 2017, kryeson Komitetin Olimpik Jordanez, i cili merret me aktivitetet sportive në Jordani.
- Akuzat për grusht shteti kundër mbretit të Jordanisë
Më 3 prill 2021, gazeta "Washington Post" me bazë në SHBA pretendoi se vëllai tjetër i mbretit Abdullah, ish-princi i kurorës jordaneze Hamza bin Hussein dhe 20 të tjerë u arrestuan me akuzën e "komplotit kundër mbretit Abdullah II".
Ish-princi i kurorës Hamza nënshkroi një letër që konfirmonte besnikërinë e tij ndaj mbretit të Jordanisë më 5 prill.
Mbreti Abdullah i Jordanisë lëshoi deklaratë me shkrim për t'iu drejtuar kombit më 7 prill, duke thënë se Princi Hamza ishte në pallatin e tij me familjen e tij dhe se "rebelimi ka marrë fund".
Princi Hamza, emri i të cilit ishte i përfshirë në përpjekjen për grusht shteti, njoftoi më 3 prill 2022 se kishte hequr dorë nga titulli "princ", por mbreti Abdullah II nxori një dekret më 19 maj që kufizonte komunikimin, vendbanimin dhe lëvizjet e Princit Hamza.
Mbreti Abdullah II i kishte dhënë titullin trashëgimtar djalit të tij të madh, Husein bin Abdullahut, i cili ishte 26-vjeç, në vend të vëllait të tij.