Michael Gabriel Hernandez
15 Dhjetor 2020•Përditësim: 15 Dhjetor 2020
Prokurori i përgjithshëm i SHBA-ve, William Barr, po jep dorëheqjen nga Departmenti i Drejtësisë pasi ishte në qendër të sulmeve të përsëritura nga presidenti Donald Trump, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në letrën e dorëheqjes të postuar në twitter nga presidenti Trump thuhet se Barr ka informuar presidentin herët gjatë ditës se ai do të largohet nga departmenti amerikan më 23 dhjetor.
Trump në vazhdimësi ka shprehur kritika për reagimin e prokurorit të përgjithshëm amerikan për pretendimet e Trump-it për vjedhje të votave, pasi Barr tha se ai nuk ka zbuluar prova të vjedhjes së votave që do të kishin ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve të 3 nëntorit, pavarësisht udhëzimit të hetuesve federalë për të hetuar rastin.
Trump dhe Barr diskutuan çështjen sot herët në Shtëpinë e Bardhë.
"Vlerësoj mundësinë për t'ju informuar këtë pasdite në rishqyrtimin e Departmentit për pretendimet për vjedhje të votave në zgjedhjet e vitit 2020 dhe se si këto pretendime do të vazhdojnë të ndiqen", shkroi Barr në një letër drejtuar presidentit.
"Në një kohë kur vendi është i ndarë kaq thellë, është detyrë e të gjithë niveleve të qeverisjes dhe të gjitha agjencive që veprojnë brenda fushës së tyre për të garantuar integritetin e zgjedhjeve dhe për të promovuar besimin e publikut në rezultatin e tyre", shtoi ai.
Barr tha se ai do të kalonte pjesën e mbetur të mandatit të tij të dytë në krye të Departmentit të Drejtësisë, duke përfunduar "disa çështje të mbetura".
Zv/prokurori i përgjithshëm, Jeff Rosen, do të shërbejë si ushtrues i detyrës së Prokurorit të përgjithshëm, tha Trump duke njoftuar largimin e Barr-it në prag të betimit të presidentit të zgjedhur amerikan, Joe Biden, që do të bëhet më 20 janar.