Mustafa Bağ
01 Tetor 2015•Përditësim: 01 Tetor 2015
KABUL (AA) - Një grup personash i mbledhur para përmendores Shah Mesud në Kabul të Afganistanit kanë protestuar kundër qeverisë për shkak të ngjarjeve Kunduz, i cili është i pesti në vend, raporton Anadolu Agency (AA).
Grupi i cili mbante në duar flamuj të Bashkësisë Islame duke bërë përgjegjës qeverinë për ngjarjet në Kunduz kanë kërkuar dorëheqjen e presidentit Eshref Gani.
Protestuesit kanë marshuar drejt ndërtesës së Kryeministrisë nën brohoritjen e sloganeve të ndryshme si "Talebanët po kryejnë masakra, Eshref Gani po i favorizon", "guvernatori i Kunduzit është një tradhtar dhe duhet të gjykohet" si dhe "Pakistani terrorist".
Një protestues për AA-në ka pohuar se: "Kërkojmë pastrimin e Kunduzit dhe zonave përreth nga militantët talebanë. Ky është paralajmërimi i fundit ndaj qeverisë. Nëse nuk dëgjojnë kërkesat tona do të nxjerrim me shkopinj ato që ndodhen në rezidencën e presidencës. Qeveria duhet të mbrojë vendin dhe të gjunjëzojë kukullat e Pakistanit".
Ndërsa protestuesja Bibima Elmas u shpreh se: "Nuk do të qëndrojmë të qetë e duarkryq. Kjo është vetëm fillimi i protestave paqësore. Gaboheni nëse prisni që të qëndrojmë të heshtur ndaj përdhunimeve dhe plaçkitjeve të talebanëve. Nëse kërkesat tona nuk zbatohen atëherë jemi të detyruar të marrim armët në dorë dhe do ta zgjidhim në këtë mënyrë këtë çështje".
Protesta e cila ka zgjatur afërsisht 2 orë pas deklaratave është shpërndarë paqësisht.