Dursun Aydemir
07 Maj 2017•Përditësim: 08 Maj 2017
BRUKSEL (AA) - Qeveria federale belge është protestuar nga qytetarët për shkak të politikave të saj shtrënguese, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas thirrjeve të shoqërisë civile, rreth 5 mijë njerëz janë mbledhur në sheshin e stacionit të trenit në veri të Brukselit. Protestuesit kanë ardhur nga qytetet Anvers, Liege, Gent, Charleroi, Leuven dhe Aalst.
Protestuesit kanë dalë kundër politikave shtrënguese të qeverisë federale për politikat ekonomike, demokratike, ato parandaluese të ngrohjes globale si dhe kanë bërë thirrje për rritjen e shërbimeve shtetërore.
Në këtë protestë ku morën pjesë përfaqësues të shoqërisë civile, nxënës dhe përfaqësues të partive politike, u hodhën slogane kundër qeverisë dhe marshuan deri në stacionin e qendrës së qytetit (Gaere Centrale).
Protesta e organizuar paqësisht përfundoi pa ndonjë incident.