Dmitri Chirciu
11 Janar 2022•Përditësim: 12 Janar 2022
Presidenti rus, Vladimir Putin, me Këshillin e Sigurimit diskutoi mbi sigurinë në kufijtë e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Putin zhvilloi një takim me anëtarët e Këshillit të Sigurimit të Rusisë.
Duke folur në konferencën për shtyp të takimit, Putin tha se do të diskutohet për çështje që kanë të bëjnë me organizimin e punës në rajonet kufitare të Rusisë.
"Këtu ka shumë probleme në lidhje me sigurinë dhe në infrastrukturën", tha Putin.
Rusia paraqiti propozime për garancitë e sigurisë SHBA-së dhe NATO-s
Në dhjetor 2021, Rusia i paraqiti NATO-s dy projektmarrëveshje me SHBA-në, të cilat përfshinin propozime për garanci të ndryshme sigurie.
Bisedimet lidhur me sigurinë u zhvilluan dje në Gjenevë të Zvicrës mes Rusisë dhe SHBA-së.
Takimet e Këshillit NATO-Rusi do të mbahen në Bruksel të Belgjikës, dhe më 13 janar në Vjenë të Austrisë do të mbahen takimet e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).