Alperen Aktaş
20 Shkurt 2025•Përditësim: 20 Shkurt 2025
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Princin e Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, për të shprehur mirënjohjen e tij për lehtësimin e bisedimeve midis Rusisë dhe SHBA-së në Riad, transmeton Anadolu.
Kremlini njoftoi se Putin gjatë bisedës falënderoi princin e kurorës saudite për organizimin e negociatave.
Detajet e bisedimeve apo temat e diskutuara nuk janë zbuluar nga Kremlini.
Takimi i pazakonshëm Rusi-SHBA në Riad theksoi rolin në rritje të Arabisë Saudite si ndërmjetëse në diplomacinë ndërkombëtare, mes tensioneve të rritura globale mbi konfliktet dhe çështjet e sigurisë.