Ekip
19 Dhjetor 2019•Përditësim: 20 Dhjetor 2019
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin deklaroi se ndryshimet klimatike paraqesin një sfidë të re për vendin e tij, transmeton Anadolu Agency (AA).
Duke folur në konferencën vjetore për gazetarë, Putin deklaroi se ngrohja globale mund të rrezikojë qytetet arktike ruse dhe vendet e ndërtuara në permafrost, tokë e ngrirë vazhdimisht.
Ai shtoi se ndryshimet klimatike mund të shkaktojnë zjarre, përmbytje shkatërruese dhe pasoja të tjera negative.
Putini theksoi se Rusia i është përmbajtur Marrëveshjes së Parisit që synon të ngadalësojë ngrohjen globale.
Në të njëjtën kohë, presidenti rus shtoi se faktorët pas ndryshimit global të klimës kanë mbetur të panjohura dhe të vështira për t'u parashikuar.