Ekip
14 Nëntor 2015•Përditësim: 14 Nëntor 2015
MOSKË (AA) - Presidenti rus, Vladimir Putin ka shprehur ngushëllimet e thella për sulmet e armatosura dhe me bombë të ndërmarra në Paris të Francës, raporton Anadolu Agency (AA)..
Zëdhënësi për shtyp i Kremlinit, Dimitry Peskov në një deklaratë me në lidhje me sulmet në Paris ka vënë në dukje se Putin ka shprehur ngushëllimet e thella në lidhje me sulmet në Paris dhe se janë të gatshëm të japin çdo ndihmë për ndëshkimin e autorëve të këtyre ngjarjeve.
Putin ka theksuar ndër të tjera se ndodhet në anë të Presidentit të Francës, François Hollande dhe popullit francez.