Burak Karacaoğlu,Eşref Musa
06 Shkurt 2018•Përditësim: 07 Shkurt 2018
IDLIB (AA) – Terroristët e PYD/PKK-së kanë kryer sulm ndaj kampit të refugjatëve në Siri, në të cilën kanë humbur jetën të paktën tre persona, ndërsa 15 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).
Reporter i AA-së lajmëron se terroristët nga vendi Jindaras në Afrin raketuan kampin e refugjatëve në vendin Atma në provincën veriperëndimore siriane Idlib.
Në mesin e të pësuarve shumica janë gra dhe fëmijë ndërsa bëhet fjalë për kamp afër kufirit siriano-turk në të cilin janë strehuar mijëra refugjatë nga disa qytete siriane.
Terroristët e PYD/PKK-së më parë kryen sulme ndaj refugjatëve në kampin Atma.