Zehra Ulucak
24 Shtator 2016•Përditësim: 24 Shtator 2016
BURLINGTON (AA) - Njoftohet se është rritur në 5 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e sulmit të armatosur të ndodhur në Washington të SHBA-së, raporton Anadolu Agency (AA).
Një zyrtar i Qendrës Operative Emergjente në rajonin Skagit ka theksuar se një person i pa identifikuar i gjinisë mashkullore ka humbur jetën në spitalin ku ai u dërgua pasi u plagos si pasojë e të shtënave në orët para të mëngjesit në Qendrën Tregtare Cascade në Burlington.
Sulm i armatosur në SHBA, 4 të vdekur
Si pasojë e hapjes së zjarrit në këtë qendër që gjendet afërsisht 100 km nga Seattle, humbën jetën 4 femra.
Ndërsa bëhet e ditur se vazhdojnë operacionet për kapjen e autorit.