Rahmi Gündüz
14 nëntor 2015•Përditësim: 14 nëntor 2015
PARIS (AA) - Theksohet se si pasojë e disa sulmeve terroriste të ndryshme të ndërmarra në orët e mbrëmjes në Paris, kryeqytetin e Francës, kanë humbur jetën të paktën 140 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Kanali televiziv francez “Franca” 24 ka njoftuar se si pasojë e hapjes së zjarrit nga jashtë ndaj restorantit “Le Petit” në zonën 10 në Paris kanë humbur jetën disa persona dhe janë plagosur një numër i madh personash të tjerë.
Ndër të tjera theksohet se edhe në afërsi të stadiumit “Stade de France” ku luhej ndeshja miqësore Francë - Gjermani janë dëgjuar të paktën 2 shpërthime të ndryshme.
Theksohet se Presidenti francez, François Hollande dhe ministri i Brendshëm, Bernard Cazeneuve janë evakuuar urgjentisht nga stadiumi nën masa intensive sigurie dhe se në lidhje me ngjarjen ështëngritur një "tavolinë e krizës".
Disa minuta pas sulmit në restorant sërish në lindje të Parisit në zonën 11 u ndërmor një sulm në sallën e koncerteve Batalcan.
Sipas mediave franceze theksohet se dy sulmuesit kanë patur në duar automatikë dhe se ato mund edhe të kanë marrë pengje.