Ekip
11 Dhjetor 2021•Përditësim: 11 Dhjetor 2021
Egjipti përfundoi sot stërvitjen e përbashkët ushtarake detare me Rusinë në Mesdhe, transmeton Anadolu Agency (AA).
Stërvitja “Ura e Miqësisë 4” u zhvillua në ujërat territoriale të Flotës Veriore në Mesdhe, tha ushtria egjiptiane në një deklaratë.
Ushtria tha se stërvitja u realizua “në dritën e marrëdhënieve në rritje të bashkëpunimit ushtarak midis Egjiptit dhe Rusisë”.
Stërvitja, e cila filloi të hënën, ishte edicioni i katërt i stërvitjeve ushtarake midis dy vendeve. Edicioni i parë i trajnimit filloi në vitin 2015 në Mesdhe. Ajo u pasua nga një tjetër në dhjetor 2019 dhe e treta në nëntor 2020, e cila u zhvillua në Novorossiysk dhe në terrenin e stërvitjes detare të Flotës së Detit të Zi.