Handan Kazancı
21 shkurt 2021•Përditësim: 22 shkurt 2021
Ka përfunduar stërvitja detare shumëkombëshe njëjavore e organizuar nga Pakistani, njoftoi Ministria Kombëtare e Mbrojtjes e Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria përmes një deklarate theksoi se AMAN-2021, stërvitje detare që mbahet çdo dy vjet, u zhvillua nga 11 deri më 16 shkurt në Karaçi të Pakistanit dhe Oqeanin Indian.
Vendet pjesëmarrëse të stërvitjes ishin Turqia, SHBA, Brtiania, Kina, Indonezia, Filipinet, Japonia, Malajzia, Rusia dhe Sri Lanka.
Gjithsej 38 vende të tjera morën pjesë si vëzhgues, sipas deklaratës.