Fuat Kabakcı
14 Tetor 2018•Përditësim: 15 Tetor 2018
PEKIN (AA) - Mbi 6 mijë persona janë evakuar në jug të Kinës si pasojë e përmbytjeve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të agjencisë Xinhua, lumi Jinsha në Prefekturën Autonomet Tibetane Diqing të provincës Yunnan, ka shkaktuar përmbytje pasi që niveli i tij është rritur 5 metra nga niveli normal.
Zyrtarët theksojnë se edhe 8 mijë persona në rajon presin për evakuim.