Ayhan Mehmet
16 Tetor 2015•Përditësim: 16 Tetor 2015
MIDILLI (AA) – Gjatë përplasjes së anijeve të rojes bregdetare greke dhe një anije e cila transportonte migrantë ilegalë në afërsi të ishullit Lezbos, jetën e kanë humbur shtatë persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Përplasja e anijeve ndodhi në ujërat afër ishullit grek Lezbos. Roja bregdetare arriti të shpëtojë 31 persona, ndërsa shtatë prej tyre humbën jetën.
Sipas disa mediave lokale, katër nga prej atyre që humbën jetën ishin të mitur. Migrantët që mbijetuan janë transferuar në spitalin në Lezbos.
Në ujërat e Greqisë për çdo ditë lundrojnë dhjetëra anije që transportojnë kryesisht refugjatë sirianë të cilët dëshirojnë të arrijnë në vendet e Evropës Perëndimore.