Zehra Ulucak
27 Prill 2017•Përditësim: 28 Prill 2017
SRINAGAR (AA) - Zëdhënësi i ushtrisë indiane, Kolonel Rajaesh Kalia, ka thënë se disa persona të armatosur janë munduar të hyjnë në një bazë ushtarake në rajonin e diskutueshëm mes Indisë dhe Pakistanit, ku si pasojë 3 ushtarë dhe dy kryengritës kanë mbetur të vdekur, raporton Anadolu Agency (AA).
Kalia ka thënë se në ngjarjen e ndodhur në Srinagar, kryengritësist kanë përdorur armë dhe granata në sulmin kundër ushtarëve.
Ndërsa një zyrtar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ka thënë se 3 kryengritës kanë sulmuar bazën, 2 prej të cilëve janë vrarë dhe 1 ka mundur të ikë.
Mes Indisë dhe Pakistanit që prej marrjes së pavarësisë nga Britania e Madhe në vitin 1947, deri në ditët e sotme, të paktën 70 mijë njerëz kanë humbur jetën në Kashmir, si pasojë e përleshjeve për shkak të zonës së diskutueshme të Xhamu Kashmirit.
Grupe të ndryshme në këtë rajon kanë nisur një kryengritje që prej vitit 1989 përmes të cilës synojnë marrjen e pavarësisë së Xhamu Kashmirit dhe bashkimin e tij Pakistanit.