Vügar Novruzoğlu
22 nëntor 2015•Përditësim: 23 nëntor 2015
NALÇIK (AA) - Njoftohet se në përleshjet e ndodhura në një ndër republikat e Rusisë, në Kaukazin Verior, Kabardino-Balkar, janë vrarë 11 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas deklaratës së dhënë nga njësitë e sigurisë së Kabardino-Balkarit, në zonën e pyllëzuar në fshatin Hasanya në afërsi të kryeqytetit Nalçik është kryer një operacion në orët e mëngjesit.