Atila Altuntaş
02 Prill 2018•Përditësim: 03 Prill 2018
STOCKHOLM (AA) - Xhamia Stockholm në kryeqytetin e Suedisë, Stockholm, përsëri ka qenë cak i një sulmi racist, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të bërë nga administrata e xhamisë Stockholm, thuhet se në derën e xhamisë është vizatuar svastika.
Në deklaratën ku është theksuar se sulmet islamofobike dhe raciste çdo ditë e më shumë shënojnë rritje, sulmi ndaj xhamisë u dënua.
Sipas lajmit të televizionit shtetëror të Suedisë, SVT, Xhamia Stockholm në vitin 2017 ishte shënjestër i sulmeve raciste 22 herë, ndërsa që nga fillimi i vitit 2018 tri herë.