Abdurrauf Arnavut,Ayşe Sümeyra Aydoğdu
27 qershor 2016•Përditësim: 28 qershor 2016
JERUSALEM (AA) - Theksohet se tensionet mes forcave izraelit dhe palestinezëve në oborrin e Mesxhid-i Aksasë vazhdojnë edhe sot, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryetari Departamentit të Fondacioneve Islame në Jerusalem, Azzam Hatip, tha se "Në oborrin e Mesxhid-i Aksasë ka tensione mes muslimanëve dhe forcave izraelite." Ai theksoi se forcat izraelite kanë hyrë me forcë në xhaminë e shenjtë për të mbrojtur kolonët hebre.
Sipas tij, në përgjithësi kolonët hebrenj nuk hyjnë në Aksa në 10 ditët e fundit të Ramazanit, por forcat izraelite nuk e kanë zbatuar këtë vit.
Dëshmitarët okularë theksuan se forcat izraelite ndaj palestinezëve kanë ndërhyrë me gaz lotsjellës dhe plumba plastikë, dhe kjo është ndjekur deri në Mesxhidin Kible në oborrin e Aksasë.
Në ngjarjet e ndodhura dje pasi policia izraelite kishte hyrë me forcë në oborrin e Mesxhid-i Aksasë ishin palgosur 5 persona, dhe ishin marrë nën shoqërim 10 persona të tjerë.
Drejtori i Mesxhid-i Aksasë, Omer Kesvani, kishte theksuar se 190 policë kanë hyrë me forcën e armëve në Mesxhid-i Aksasë.