Dejan Maksimoviç
20 Tetor 2015•Përditësim: 21 Tetor 2015
KABANATUAN (AA) –Stuhia që përfshiu gjatë fundjavës pjesën veriore të ishujve të Filipineve, më në fund është qetësuar, dhe ajo la pas një të paktën 20 të vdekur dhe më shumë se 70.000 të zhvendosur, raporton Anadolu Agency (AA).
Agjencia përgjegjëse për katastrofat natyrore, tha se ende ekziston rreziku i shirave të dendur, të cilat zakonisht vijnë pas stuhive tropikale, të tilla si "Kopp". Reshjet e dendura mund të shkaktojë daljen nga shtrati të lumenjve në rajonet malore, dhe përmbytjen e qindra fshatrave.
Tajfuni "Kopp" më i fuqishëm ishte të dielën, por të martën është dobësuar duke fryrë në drejtim të ngushticës Luzon me shpejtësi prej 85 kilometra në orë. Dielli shndriti shkurtimisht në pjesët veriore të ishullit, të cilat u përmbytën dhe janë të mbuluar me shtresa të mëdha të baltës. Banoët e fshatrave kanë filluar tashmë të pastrojnë shtëpitë e tyre, fermat dhe rrugët lokale.
Nga tajfuni janë goditur 290.000 banorë, nga të cilat të paktën 20 humbën jetën, dhe disa prej tyre janë zhdukur. Në qendrat e evakuimit u strehuan mbi 70.000 persona.
Presidenti i Filipineve, Benigno Aquion III, të hënën vizitoi provincën më të goditur Nueva Ecija për të kontrolluar situatën pas përmbytjeve dhe të verifikojë nëse po shpërndaheshin me rregull ndihmat ushqimore. Ai shprehu shqetësim të madh për 800 fshatra që janë të kërcënuara nga përmbytjet, nga dalja e mundshme të lumenjve nga shtrati në malet veriore.
"Kopp" është një nga tajfunet më të forta, nga 12 të tillë që kishin goditur këtë vit Filipinet, një nga vendet më të ekspozuara ndaj katastrofave në botë. Tajfuni "Haiyan" në vitin 2013 goditi pjesën qendrore të Filipineve, dhe pas vetes la vende të shkreta dhe më shumë se 7,300 të vdekur dhe të zhdukur.