Ali Abo Rezeg
14 Nëntor 2019•Përditësim: 15 Nëntor 2019
Kryeministri i Kuvajtit, Sheikh Jaber Al Sabah, ka paraqitur dorëheqjen e kabinetit të tij, tha sot zëdhënësi i qeverisë Tareq Al-Mezrem, raporton Anadolu Agency (AA).
Dorëheqja vjen pas një mocioni mosbesimi që u ngrit nga ligjvënësit të martën kundër ministrit të Brendshëm, Sheik Khalid al-Jarrah al-Sabah, një anëtar i familjes mbretërore.
Dorëheqja duhet të pranohet nga emiri i Kuvajtit pas së cilës do të formohet Kabineti i ri.