Oliver Towfigh Nia
01 korrik 2026•Përditësim: 01 korrik 2026
Qeveria e koalicionit të udhëhequr nga e djathta e qendrës në Gjermani ka miratuar një projektligj që synon forcimin e ndjeshëm të forcave rezerviste ushtarake të vendit, transmeton Anadolu.
“Duke pasur parasysh situatën e ndryshuar të sigurisë, duhet të krijohen kushtet e nevojshme për ndërtimin e një rezerve të fortë dhe të besueshme. Për këtë arsye, qeveria federale ka miratuar projektligjin për Forcimin e Rezervës”, thuhet në faqen zyrtare të qeverisë.
“Peizazhi i ndryshuar i kërcënimeve në Evropë dhe kërkesat e politikës së sigurisë që burojnë prej tij për aftësitë tona mbrojtëse dhe parandaluese kërkojnë një zgjerim të konsiderueshëm të Bundeswehr-it, si në aspektin cilësor ashtu edhe në atë sasior”, shtohet më tej.
Ligji për Forcimin e Rezervës synon të rrisë numrin e rezervistëve në 200.000 deri në vitin 2035. Si pjesë e këtij objektivi, ushtria gjermane (Bundeswehr) pritet të arrijë në 460.000 personel deri në vitin 2035.
Aktualisht, vetëm rreth 60.000 ushtarë janë të caktuar në mënyrë të përhershme në rezervë. Legjislacioni i ri zgjeron të drejtën për t’u bërë pjesë e rezervës për të gjithë ish-ushtarët që nuk janë larguar nga shërbimi me çnderim.
“Një demokraci moderne duhet të jetë në gjendje të mbrojë lirinë e saj. Për ta bërë këtë, ne kemi nevojë për një forcë rezerviste që mund të dislokohet shpejt, është e trajnuar mirë dhe e lidhur ngushtë me trupat active”, tha Boris Pistorius, ministër i Mbrojtjes.