Ekip
17 qershor 2026•Përditësim: 17 qershor 2026
Real Madridi njoftoi se ka nënshkruar me mesfushorin portugez Bernardo Silva kontratë dyvjeçare, transmeton Anadolu.
Klubi spanjoll tha në një deklaratë se marrëveshja me Silvan do të zgjasë deri më 30 qershor 2028.
31-vjeçari vjen pas një karriere të suksesshme që përfshiu periudha te Benfica, AS Monaco dhe Manchester City.
Silva fitoi shumë trofe kombëtarë gjatë kohës së tij te Manchester City dhe ishte pjesë e skuadrës që fitoi titullin e UEFA Ligës së Kampionëve në vitin 2023.
Në nivel ndërkombëtar, ai ka qenë lojtar kyç për Portugalinë, duke ndihmuar vendin e tij të fitojë UEFA Ligën e Kombeve në 2019 dhe 2025.
Real Madridi nuk dha detaje financiare për transferimin.