Furkan Naci Top
27 Mars 2016•Përditësim: 27 Mars 2016
LESBOS (AA) - Një javë pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes BE-Turqi në lidhje me refugjatët është konstatuar reduktim i dukshëm në numrin e migrantëve dhe refugjatëve të cilët kalojnë në ishujt grekë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka përpiluar nga të dhënat zyrtare të Greqisë mësohet se ditën premte numri i refugjatëve të mbërritur në ishuj ka qenë i kufizuar me 78, ndërsa ditën e djeshme 73, dhe ditën e enjte vetëm 61.
Në krahasim me vitin e kaluar ku vetëm në një ditë në ishuj kanë mbërritur mbi 10 mijë refugjatë, në ditën kur marrëveshja hyri në fuqi në ishuj kanë mbërritur mbi 1 mijë e 600 refugjatë.
Teksa theksohet se që nga kjo datë është shënuar reduktim në numrin e refugjatëve mësohet se ditën e mërkurë e cila ka qenë nën ndikimin e erërave dhe të shirave nuk është konstatuar asnjë refugjat dhe migrant i mbërritur në ishujt e Greqisë.