Kemal Karadağ
11 Mars 2022•Përditësim: 12 Mars 2022
Shumë qytetarë që u larguan nga Ukraina pas sulmit rus vazhdojnë të kalojnë në Rumani përmes vendkalimit kufitar Siret pranë qytetit Suceava, raporton Anadolu Agency (AA).
Ukrainasit që arrijnë në vendkalimin kufitar pas një udhëtimi të gjatë, hyjnë në Rumani pasi kanë përfunduar kontrollet kufitare.
Refugjatët ukrainas, të cilëve probleme shtesë u shkaktojnë edhe moti i ftohtë, vendosen përkohësisht në tenda dhe më pas dërgohen me autobus në qytete të ndryshme rumune. Disa ukrainas janë duke pritur në kufi për të afërmit që jetojnë në Rumani.
Ekipet e Drejtorisë për Situata Emergjente të Republikës së Turqisë (AFAD) po shpërndajnë gjithashtu ndihma humanitare për refugjatët ukrainas.
Lufta e Rusisë kundër Ukrainës, e cila filloi më 24 shkurt, shkaktoi dënimin ndërkombëtar dhe solli sanksione serioze financiare kundër Moskës.
Sipas Kombeve të Bashkuara (OKB), 549 civilë janë vrarë dhe 908 janë plagosur në Ukrainë që nga fillimi i luftës. Sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët, më shumë se 2,3 milionë njerëz kanë ikur nga Ukraina në vendet fqinje.