Kemal Karadağ
10 mars 2022•Përditësim: 10 mars 2022
Shumë qytetarë që u larguan nga Ukraina pas sulmit rus vazhdojnë të kalojnë në Rumani përmes vendkalimit kufitar Siret pranë qytetit Suceava, raporton Anadolu Agency (AA).
Ukrainasit që arrijnë në vendkalimin kufitar pas një udhëtimi të gjatë, hyjnë në Rumani pasi kanë kryer kontrollet kufitare.
Reshjet e borës në zonë ndërlikojnë më tej kushtet për ukrainasit që ikin nga lufta.
Lufta e Rusisë kundër Ukrainës, e cila filloi më 24 shkurt, shkaktoi dënimin ndërkombëtar dhe solli sanksione serioze financiare kundër Moskës.
Sipas Kombeve të Bashkuara (OKB), të paktën 516 civilë janë vrarë dhe 908 janë plagosur në Ukrainë që nga fillimi i luftës. Sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët, më shumë se 2,15 milionë njerëz kanë ikur nga Ukraina në vendet fqinje.