Erdal Türkoğlu
31 Maj 2016•Përditësim: 31 Maj 2016
HATAJ (AA) - Njësitë e Asadit në Siri kanë nisur një ofensivë tokësore në rajonin e Malit Turkmen përreth qytetit Latakia, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale mësohet se forcat e regjimit që në orët e para të mëngjesit kanë qëlluar me predha dhe raketa fshatrat që ndodhen nën kontrollin e opozitarëve.
Ndërsa më pas forcat e Asadit të cilat kanë nisur ofensivën tokësore, kanë tentuar të hyjnë në fshatrat Kelez dhe Karaman.
Pas kundërpërgjigjes së opozitarëve në rajon po ndodhin konflikte të ashpra ndërsa zhurma e shpërthimeve në rajon dëgjohet edhe nga rajoni Yayladagi të Turqisë.