Ekip
07 Dhjetor 2016•Përditësim: 08 Dhjetor 2016
WASHINGTON (AA) – Në vitin në të cilin u mbajtën zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, revista "Time" ka shpallur presidentin e posazgjedhur Donald Trump për personalitet të vitit 2016, transmeton Anadolu Agency (AA).
Rvista ka shpallur personalitetin e vitit të mërkurën në mëngjes, sipas kohës lokale, ndërkohë që shpallja është bërë në emisionin e NBC-së, "Today".
"Të jesh në ballinën e Time si personaliet i vitit paraqet nder të madh”, tha Trump në një intervistë pas publikimit se ai është fitues i çmimit.
Redaktorët e revistës së lartpërmendur, për çdo vit zgjedhin personin ose personat për të cilët besojnë se kanë ushtruar ndikim gjatë vitit që po kalon, qoftë nga aspekti pozitiv apo negativ.
"Çfarë është ky vit: Më i mirë apo më i keq? Sfidë për Donald Trumpin do të jetë se në çfarë nivel vendi nuk do të pajtohet rreth përgjigjes”, shkroi kryeredaktorja e “Time", Nancy Gibbs, e cila njoftoi gjithashtu se Hillary Clinton ka qenë finalistja e dytë.
Që nga vitit 1927 prestigjiozja amerikane Time zgjedh personalitetin e vitit. Në fillim shpallej “njeriu i vitit”, ndërsa në mesin e fituesve kanë qenë Adolf Hitler dhe Mahatma Ghandi.
Vitin e kaluar çmimi shkoi në duart e kancelares gjermane Angela Merkel.