Mohamad Misto,Ayşe Aktaş
03 Maj 2016•Përditësim: 04 Maj 2016
HAMA (AA) - Ndaj revoltës në burgun qendror të regjimit të Asadit në qytetin Hama i cili nodhet në pjesën e mesme të Sirisë thuhet se ka patur ndërhyrje ku është përdorur intensivisht gaz lotsjellës, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka marrë nga burimet e burgut mësohet se të burgosurit të cilët janë ngritur në revoltë ditën e djeshme kundër kërkesës për ekzekutimin e 5 të dënuarve politikë mësohet se kanë liruar dy oficerë të regjimit dhe se mbajnë ende një kolonel dhe 5 anëtarë të sigurisë.
Burimet të cilat pohojnë se forcat e regjimit kanë rrethuar burgun por se nuk kanë hyrë brenda theksojnë gjithashtu se regjimi i Asadit që nga dita e djeshme ka përdorur intensivisht gaz lotsjellës gjatë ndërhyrjes kundër revoltës.