Mustafa Keleş
03 Shtator 2017•Përditësim: 04 Shtator 2017
NEW YORK (AA) - Astronautja amerikane Dr. Peggy Whitson (57), pas 288 ditëve është larguar nga stacioni hapësinor dhe së bashku me dy kolegët e saj ka zbritur në Kazakistan me kapsulën kozmike "Soyuz", raporton Anadolu Agency (AA).
Whitson, në këtë detyrë të saj me 288 ditë dhe gjithsej 665 ditë duke mbetur në hapësirë u kthye në tokë ka marrë titullin gruaja dhe amerikanja që ka qëndruar më së gjati në hapësirë.
Ndërsa rekordin me më shumë kohë në hapësirë e ka kosmonauti rus Gennady Padalka me 879 ditë.
Së bashku me Whitson u kthyen edhe astronautët amerikan Jack Fischer dhe rus Fyodor Yurchikhin. Yurchikhin në 5 udhëtime të ndryshme në hapësirë ka qëndruar gjithsej 673 ditë.
Në renditjen e përgjithshme Yurchikhin gjendet në vendin e 7-të, ndërsa Whitson në vendin e 8-të.
Dr. Whitson gjithashtu mban rekordin "gruaja më e moshuar në hapësirë" dhe "gruaja që ka ecur më së shumti në hapësirë".