Amina Zorniç
22 Dhjetor 2015•Përditësim: 22 Dhjetor 2015
MADRID (AA) - Rita Bosaho (50 vjeçe) është deputetja e parë me ngjyrë në historinë e Parlamentit spanjoll, raporton Anadolu Agency (AA).
Në zgjedhjet e përgjithshme në Spanjë të zhvilluara dy ditë më parë, ku janë zgjedhur të dy dhomat e Parlamentit kombëtar ka fituar (PP) e cila në listat zgjedhore ofroi qindra kanidate gra.
"Ishte koha, apo jo?", ka thënë Bosaho për mediat spanjolle pas publikimit të rezultateve të para.
E lindur në Guinenë Ekuatoriale, ish-kolonia spanjolle në Afrikën perëndimore, Bosaho është zhvendosur në Spanjë rreth viteve viteve të 80. Përndryshe në Spanjë rreth 15 për qind e banorëve janë emigrantë, ndërkohë që një për qind prej tyre janë pjesë e administratës në këtë vend.
Siç shkruan "The Guardian", Bosaho prej vitesh kishte punuar si infermiere para se të kalonte në politikë dhe në partinë Podemosa, e cila këtë vit për herë të parë mori pjesë në zgjedhjet fitoi dhe të drejtën për 69 vende në parlament.
Kandidatura e saj në Spanjë zgjoi interes të madh të opinionit, për të cilën shumë herë edhe reagoi.
"Pse është dukshme që një zezake të jetë në parlament? Çfar tregon kjo për ne?", pyeti Bosaho.
Duke pasur parasysh se askush nuk arriti të fitojë shumicën e nevojshme për konstituimin e qeverisë në ditët e ardhshme pritet formimi i koalicionit.
Zgjedhjet në Spanjë kanë një referencë historike, sepse një dhomë të parlamentit është janë zgjedhur numri më i madh i deputeteve ndonjëherë. 39,4 për qind rekorde, apo 138 vende në rritje në krahasim me 125 vende pas zgjedhjeve të përgjithshme në vitin 2011. Aktualisht në Parlamentin spanjoll janë 138 deputete dhe 212 deputetë, që është diferenca më e ngushtë ndonjëherë në Spanjë mes grave dhe burrave për nga numëri i deputetëve të zgjedhur.